
Këtë fundjavë kur është edhe Dita e Verës, moti në Shqipëria pritet të jetë tipik pranveror, me temperatura të buta dhe intervale kthjellimesh në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e shtunë, 14 mars, pritet të karakterizohet nga mot relativisht i qëndrueshëm. Gjatë orëve të paradites dhe mesditës do të ketë kthjellime të herëpashershme dhe vranësira të lehta, ndërsa në zonat malore vranësirat mund të jenë më të dukshme. Temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 16–17°C, duke krijuar kushte të favorshme për festimet dhe aktivitetet në natyrë. Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes temperaturat do të zbresin në rreth 5–7°C.
Edhe dita e diel, 15 mars, parashikohet të jetë me mot të ngjashëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare në disa zona të vendit. Temperaturat do të mbeten në vlera pranverore, me maksimale rreth 15–16°C, ndërsa minimalet gjatë natës pritet të luhaten rreth 4–6°C./K.C/dritare.net