Na ndiqni edhe në

Moti

Si do jetë moti fundjavën e parë të prillit!

Si do jetë moti fundjavën e parë të prillit!

Fundjava pritet të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike në Shqipëri, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa temperaturat do të vijojnë të jenë tipike pranverore.


Sipas të dhënave meteorologjike, dita e shtunë do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm gjatë paradites, por me shtim të vranësirave në orët e pasdites. Në disa zona të vendit priten reshje të dobëta dhe lokale shiu.

Ndërkohë, e diela parashikohet më e favorshme, me mot më të kthjellët dhe intervale të gjata me diell në pjesën më të madhe të territorit. Kjo ditë konsiderohet ideale për aktivitete në natyrë.

Temperaturat do të luhaten nga rreth 7-9°C në mëngjes deri në 20-23°C në mesditë, duke ruajtur tiparet e pranverës.

Meteorologët theksojnë se vendi mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme këto ditë, duke sjellë herë pas here reshje shiu dhe vranësira të dendura, sidomos në zonat malore./K.C/dritare.net