
Fundjava në Shqipëri pritet të sjellë mot të ngrohtë dhe tipik pranveror, me kthjellime, temperatura të larta dhe reshje të izoluara në disa zona malore. Në pjesën më të madhe të vendit do të dominojë dielli, duke krijuar kushte të favorshme për lëvizje, pushime dhe aktivitete në natyrë.
Pasditet mund të sjellin shtim të përkohshëm të vranësirave, kryesisht në veri dhe verilindje, ku nuk përjashtohen rrebeshe të shkurtra shiu. Temperaturat do të luhaten nga 23 deri në 30°C, me mot më të ngrohtë në zonat qendrore dhe jugore të vendit. Në bregdet priten kushte ideale për shëtitje dhe plazh, ndërsa zonat malore do të kenë mot më të freskët dhe herë pas here reshje lokale./K.C/dritare.net