
Diell dhe temperatura të larta, ja si do të jetë moti këtë fundjavë
E Premte 13 Gusht 2021, 16:04
Dritare.net
Sipas sinoptikanit të Meteoalb Hakil Osmani vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta gjatë ditës së sotme, por edhe gjatë fundjavës, duke bërë që maksimumet të shkojnë në 38 gradë Celsius. Ndërsa në bregdet temperatura të shkojë deri në vlerat 36-37 gradë Celsius.
Në zonën e veriut përjashtim bën zona e Kukësit, ku vlerat priten që të shkojnë deri në 37 gradë Celsius. Kushtet e motit do të vijojnë të mbeten me kthjellime, edhe pse mund të ketë kalime të pakta vranësirash./M.T/dritare.net

















