Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.
Kjo situatë vjen si pasojë e veprimtarisë së një Anticikloni të zgjeruar që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës duke sjell mot të kthjellët dhe mjegull të dendur në orët e mëngjesit.
Do të ketë mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare. Gjithashtu në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit parashikohet mjegull e dendur dhe mjegullinë për shkak të lagështirës së lartë në këto orë./K.C/dritare.net