
Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me kthjellime të herëpashershme.
Në pjesën e parë të ditës priten reshje lokale shiu me karakter të përkohshëm. Nga orët e mesditës dhe gjatë pasdites, reshjet me intensitet të ulët do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore të jugut parashikohen shtrëngata afatshkurtra dhe të lokalizuara.
Reshje të herëpashershme shiu, kryesisht lokale, do të vijojnë të jenë prezente edhe në relievet malore të veriut.
Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s./K.C/dritare.net