Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje. Mjegull e dendur në orët e mëngjesit për shkak të reshjeve të dëborës dhe në zonat luginore të vendit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në male era fiton shpejtësi 8-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. Tempraturat do të luhaten nga -6 gradë celsius në vlerat minimale, në 14 gradë në ato maksimale./K.C/dritare.net