
Temperatura deri në 10 gradë, si parashikohet moti për orët e ardhshme!
E Mërkurë 15 Nëntor 2023, 15:03
Dritare.net

Gjatë orëve në vijim mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të thata dhe relativisht të ftohta me origjinë veriore.
Sipas parashikimit nga SHMU, moti pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
· në zonat malore 3 deri 13°C
· në zonat e ulëta 6 deri 22°C
· në zonat bregdetare 10 deri 22°C./M.K-dritare.net

















