Na ndiqni edhe në

Moti

Video/ Moti i keq pushton vendin. Përmbytje në Durrës, Elbasan, Bulqizë!

Video/ Moti i keq pushton vendin. Përmbytje në Durrës, Elbasan,

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në disa zona në vend. Një pjesë e qytetit të Durrësit, veçanërisht rrugët janë përmbytur nga uji mbrëmjen e së premtes. Përmbytja e rrugëve ka vështirësuar kalimin për këmbësorët dhe automjetet. Po ashtu nga era e fortë ka pasur edhe rrëzim të pemëve.

Ndërkohë përmbytje të rrugëve ka edhe në Elbasan. Në këto pamje shihen makinat që ecin në rrugët e mbushura me ujë, edhe pema e rrëzuar.

Moti i keq, me erë të fortë dhe përmbytje ka prekur Fierin, Lushnjën, Bulqizë./K.C/dritare.net