Vranësira dhe rënie temperaturash? Ja si do të jetë moti këtë javë!
Dritare.net
Java e tretë e këtij muaji do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Sipas metereologes, Lajda Porja nga MeteoAlb pritet që i gjithë vendi të jetë në mbizotërimin e temperaturave të larta dhe motit me diell.
Dita më e nxehtë e javës do të jetë e marta ku temperatura maksimale do të jetë 33 gradë Celcius ose në disa zona edhe më shumë se kaq.
"Kushte të qëndrueshme moti. E gjithë java do të jetë me mot të kthjellët në zonat malore do të shfaqen gjatë mesditës, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të ketë vranësira të herëpashershme, megjithatë nuk do të ketë reshje. Sa i përket temperaturave ato vijnë të jenë të lartë nga 12-13 gradë në zonat juglindore, ndërkohë që maksimalja sot do të jetë 31 ose 32 gradë. E marta do të jetë dhe dita më e nxehtë e kësaj jave. Era nuk do të ketë shumë shpejtësi duke e bërë që dhe deti të jetë më i qetë”, ka thënë Porja. Sipas saj, në rajon masat ajrore do të jenë të qëndrueshme, teksa temepraturat në Kosovë do të shkojnë deri në 28 gradë Celcius./M.M-dritare.net