Na ndiqni edhe në

Moti

Zjarre masive dhe temperatura deri në 45°C! Alarm nga “Super El Niño”: Shqipëria ndër më të rrezikuarat

Zjarre masive dhe temperatura deri në 45°C! Alarm nga “Super El

Sinoptikanët paralajmërojnë një fenomen të fortë klimatik të quajtur “Super El Niño”, i cili sipas modeleve të fundit mund të sjellë temperatura ekstreme dhe rritje të rrezikut për zjarre në Evropë dhe Ballkan deri në vitin 2027.

Sipas parashikimeve, vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, pritet të përballen me valë të forta të të nxehtit që mund të arrijnë deri në 40–45°C, si dhe me periudha të gjata thatësire.

Ekspertët theksojnë se Shqipëria dhe Greqia janë ndër zonat më të rrezikuara për shkak të pozicionit gjeografik dhe ndikimit të Mesdheut të mbinxehur, që rrit rrezikun e zjarreve në pyje.

Ndërkohë, Kosova pritet të përjetojë të ashtuquajturin “efekt furrë”, me ditë shumë të nxehta dhe net tropikale, por me ndikim më të ndryshëm krahasuar me vendet bregdetare.

Fenomeni lidhet me ngrohjen e ujërave të Paqësorit dhe përforcimin e valëve të të nxehtit në nivel global, ndërsa kulmi i tij pritet të ndihet gjatë vitit 2027.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po rrisin intensitetin e këtyre fenomeneve ekstreme dhe kërkojnë masa emergjente për menaxhimin e zjarreve, ujit dhe shëndetit publik në rajon.