
Shigjetari
Prilli sjell energji të re dhe dëshirë për ndryshim në jetën tuaj. Në punë mund të merrni propozime interesante që duhen vlerësuar me kujdes. Do të jetë një muaj i mirë për të planifikuar projekte afatgjata dhe për të marrë iniciativa të reja. Financat kërkojnë kujdes në mesin e muajit, veçanërisht për shpenzimet e papritura. Megjithatë, një mundësi për të rritur të ardhurat mund të shfaqet papritur. Në dashuri do të mbizotërojë spontaniteti dhe dëshira për të kaluar kohë cilësore me partnerin. Çiftet do të kalojnë momente të këndshme dhe romantike. Beqarët mund të bëjnë një njohje të bukur gjatë një udhëtimi ose aktiviteti të ri. Shëndeti është i mirë, por shmangni lodhjen e tepërt. Fundi i muajit sjell stabilitet dhe përmirësim të përgjithshëm./dritare.net