Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

1 Dhjetori, Dita Botërore kundër HIV/AIDS!

1 Dhjetori, Dita Botërore kundër HIV/AIDS!

Prej vitit 1988, 1 Dhjetori njihet në të gjithë botën si dita kundër virusit vdekjeprurës, HIV AIDS.

Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it organizohet çdo vit më 1 Dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS-in, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie.

Transmetimi seksual mbetet rruga kryesore e marrjes së këtij infeksioni (93% e rasteve). Transmetimi nga nëna tek fëmija zë 4% të rasteve dhe transmetimi nëpërmjet gjakut zë 3% të rasteve në total.

Sipas të dhënave të OKB-së, rreth 1,3 milionë persona në mbarë botën u infektuan me virusin e imunodeficiencës njerëzore (HIV) në vitin 2024, i cili mund të shkaktojë SIDA nëse nuk trajtohet.

Ndërkohë edhe në vendin tonë nga të dhënat e Shëndetit Publik (në 2024) rezultuan se 119 persona ishin të infektuar me HIV, nga të cilët 30 janë femra, 89 meshkuj, 4 fëmijë, 14 të rinj dhe 101 të rritur.

Në fund të vitit 2024, 40,8 milionë njerëz në botë jetonin me HIV, më shumë se tre të katërtat e të cilëve kishin akses te medikamentet kundër virusit. Rreth 630 000 persona kanë vdekur si pasojë e SIDA-s.