Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

14 të arrestuar, sekuestrohet arsenal armësh. Ja operacioni i përbashkët Shqipëri-Kosovë!

14 të arrestuar, sekuestrohet arsenal armësh. Ja operacioni i

Një grup kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri është shkatërruar në kuadër të një operacioni të përbashkët të Prokurorisë së Tiranës dhe Prokurorisë Speciale e Kosovës.

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë kanë ekzekutuar urdhërarrestet për 14 persona, 8 prej tyre në Kosovë dhe 6 në Shqipëri, ndërsa janë sekuestruar 60 armë zjarri.

Operacioni u ndërmor në bashkëpunim edhe me Europol. Të arrestuar në Shqipëri janë Euxhenio Manushi, Endri Papa e Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleo Mucalliu dhe Tonin Shkambi. Bëhet fjalë për 14 të arrestuar dhe 60 armë zjarri të sekuestruara.

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se të dyshuarit ishin përgjegjës për furnizimin, transportin dhe shitjen e armëve ose materialeve shpërthyese, duke krijuar një rrugë të ndërlikuar importi dhe eksporti. Ndërkohë Euxhenio Manushi u arrestua pak ditë më parë me 1 kg kokainë.

Armët vinin drejt Tiranës me autobusët e linjës por dhe me vetura./L.F-dritare.net