Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

70 mijë automjete në tunelin e Llogorasë brenda një jave!

70 mijë automjete në tunelin e Llogorasë brenda një jave!

70 mijë automjete kanë kaluar në Tunelin e Llogarasë, prej hapjes më 5 korrik.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili në Facebook shkruan:

“Tuneli i Llogarasë - Policia e Shtetit dhe Shërbimi Zjarrfikës janë angazhuar për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin normal të automjeteve që zgjedhin të kalojnë nga Tuneli i Llogarasë, ku të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të kufizojnë detyrimisht shpejtësinë dhe të zbatojnë urdhërat e udhëzimet përkatëse për të shmangur çdo lloj incidenti. Tuneli monitorohet 24/7 edhe nga njësia e lëvizshme e Trupës së Ndërhyrjes Teknike (Policia, Zjarrfikësja, Urgjenca).

Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në total që nga dita e hapjes së tunelit e deri më sot janë regjistruar afro 70 mijë automjete që kanë kaluar nga Tuneli i Llogarasë, duke dëshmuar dukshëm për frekuentimin në masë të kësaj rruge te re që po shkurton distancat dhe lehtëson fluksin e sezonit turistik”./M.K-dritare.net