Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

8 vjet nga Reforma në Drejtësi/ Ambasada Amerikane: Krenarë që kemi qëndruar me shqiptarët

8 vjet nga Reforma në Drejtësi/ Ambasada Amerikane: Krenarë

Kanë kaluar 8 vjet që nga miratimi i Reformës në Drejtësi në Shqipëri dhe efektet e saj janë parë me goditjen e korrupsionit në zyrat shtetërore dhe krimin e organizuar. Për këtë ka reaguar Ambasada Amerikane në Facebook e cila thotë se reforma në drejtësi nuk do të ishte e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo po jep rezultate dhe po e bën Shqipërinë një demokraci më të fortë.

“Në këtë përvjetor të tetë të miratimit njëzëri të amendamenteve kushtetuese që i hapën rrugën reformës në drejtësi, ne përgëzojmë popullin shqiptar për mbështetjen e tij në zbatimin e saj të pakthyeshëm. Siç e kemi thënë gjatë gjithë kohës, reforma në drejtësi nuk do të ishte e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo po jep rezultate dhe po e bën Shqipërinë një demokraci më të fortë. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar me popullin e Shqipërisë në këtë përpjekje të vështirë dhe të guximshme. Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë, teksa ata vazhdojnë të bëjnë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe sjelljen e Shqipërisë më pranë bashkësisë euro-atlantike të kombeve.”, thuhet në njoftim./K.C/dritare.net