Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A do ndërmjetësojë për tensionet në Veri, Rama: Kam konflikt interesi, ndonëse jam vëllai i Vuçiçit!

A do ndërmjetësojë për tensionet në Veri, Rama: Kam

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se s’do e bënte asnjëherë ndërmjetësin mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij është në konflikt interesi.

Rama tha se synimi strategjik i Shqipërisë por jo vetëm është që të arrihet dialogu mes palëve, pasi Kosova fitoi dhe Serbia humbi luftën.

Sakaq shtoi se pa BE-në dhe SHBA-në Kosova nuk do të ekzistonte si shtet.

“Jo asnjëherë, kam konflikt interesi, nuk mund të bëj ndërmjetësimin mes Kosovës dhe Serbisë, unë jam në konflikt të hapur interesi, pavarësisht se për disa jam vëllai i Vuçiçit, edhe ky i fundit e di që jam në konflikt të hapur interesi dhe s’bëj dot ndërmjetësim. Synimi strategjik është që nëse arrihet të merret dhe fitorja e dytë pas fitores së luftës ajo merret në tavolinë.

Pa BE dhe pa SHBA Kosova nuk do të ekzistonte si shtet. Kush i ka bërë të gjitha? Ndërkombëtarët sigurisht patjetër. Nëse ju mendoni se Serbia është ende shtet agresor në lëvizje, atëherë jetojmë në dy kohë të ndryshme. Për mua Serbia është shteti që ka humbur luftën ndaj Kosovës. E ka humbur. Disave, ju duhet që të jetë kështu, e kuptoj. Kosova e ka në tavolinë atë që ka kërkuar prej kaq shumë viteve”, tha Rama./M.K-dritare.net