Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Açka: Rrethoni parlamentin, derisa pushtetarët të kuptojnë kush është zot i këtij vendi!

Açka: Rrethoni parlamentin, derisa pushtetarët të kuptojnë

Deputetja Flutura Açka ka reaguar në mënyrë të ashpër së fundmi mbi marrëveshjen e Portit të Durrësit. Edhe pse ende nuk ka folur sot në parlament, Açka nuk i ka kursyer kritikat për kryeministrin Edi Rama nëpërmjet një postimi në “Facebook”, duke e quajtur marrëveshjen “një turp”.

“Kur vjen Ai, nuk mungon asnji

Drejtpërdrejt nga “peizazhi fajtor” i quajtur Parlament

Shkon Porti i Durrësit sot, o shqiptarë!

Mos ikni, se duhet të përzëmë këta hajdutë me damkë!

Keni nevojë më për pallate ju?

Ciceroni, i cili humbi dikur rrugën nga argëtimi nëpër Durrësin antik, dhe ngaqë nuk kishte mē para, mbeti disa javë në port derisa e ëma i nisi para nga ana tjetër e Adriatikut, kushedi se si përpëlitet sot në varr.

Mijëra vjet antikitet nisi t’i varrosē Gjushi e po i përmbyll Ed mashtruesi.

A do ta bënte pa votat e të tijve?

A kanë më fytyrë para kombit të tijtë?

Ky është betimi që bënë para shqiptarëve?

Dhe për pallate te prishet një ndër portet më të rëndësishëm të Adriatikut e të Mesdheut?

Turpi i mbuloftë!

Rrethoni Parlamentin derisa këta pushtetarë “pa fe”, “pa din e iman”, “pa atdhe”, “të shitur te krimi”, “koka dhe bishti i mallkimit të kësaj toke” të kuptojnë se kush është zot në këtë vend: Ju, jo ata!”, - shkruan deputetja në “Facebook”./dritare.net