Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj ankimojnë vendimin për kontroll nga BKH
E Enjte 12 Dhjetor 2024, 14:02
Dritare.net
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH-së pak ditë më parë në qendrën ‘Harabel’.
Avokati mbrojtës i saj dorëzoi ankimin në Apelin e Posaçëm, ndërkohë që ankim bëri edhe vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj.
Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm./L.F-dritare.net