
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 43-vjeçari shqiptar!
Dritare.net
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 43-vjeçar shqiptar.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, aksidenti ka ndodhur në Camaiore (Lucca), teksa 43-vjeçari shqiptar po transportonte një ekskavator në shpatin e Colletto Santucci në zonën Frati të Camaiore.
Viktima është Roland Çizmja, i njohur edhe si “Ronaldo”, i cili u gjet i pajetë gjatë pasdites së djeshme, me një plagë në kokë, i shtrirë në anë të rrugës.
Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve të vegjël. Sipas hetimeve paraprake punëtori kishte marrë një ekskavator nga kompania dhe po e transportonte me një traktor, kur rreth orës 18:00, ndodhi tragjedia.
Policia është ende duke kryer hetimet, por sipas kompanisë, punonjësi në atë moment nuk duhej të ishte në punë dhe pronarët thonë se nuk ishin në dijeni pse Roland Çizmja kishte ardhur./dritare.net

















