
Akuzohen për spiunazh, lirohen dy rusët dhe ukrainasi, mbaroi afati i paraburgimi!
E Enjte 25 Maj 2023, 16:04
Dritare.net
2 rusët Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov, të cilët sulmuan me spraj kimik 2 ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh, si dhe fotografuan objektin ushtarak, janë lënë të lirë nga gjykata 9 muaj pas arrestimit.
Gjykata e Elbasanit ka liruar nga paraburgimi dy rusët Svetlana Timofevaa dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov, të akuzuar për incidentin në uzinën e armëve në gramsh vitin e kaluar. Togat e zeza vendosën që Zorin të lihet në arrest shtëpie, ndërsda të pandehurit Svetlana Timofevaa dhe Fedir Alpatov, do të jenë të lirë, por prokuroria ka urdhëruar bllokimin e pasaportave të tyre./M.T/dritare.net

















