
“Alo! Ca ka nai gjo anej? “, shkroi kryeministri Edi Rama nga Brukseli krahas një fotoje ulur pranë një ndërtese, duke folur në telefon.
Postimi i tij erdhi disa orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së PD me LSI-në, për zgjedhjet e 25 prillit.
Për faqet satirike në internet, fotoja ishte frymëzim për të krijuar meme.
Vëmendje po kështu mori edhe marrëveshja e nënshkruar nga kreu demokrat Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi./L.F-dritare.net

















