Ambasadorja amerikane në OKB, vlerësime Shqipërisë për shpëtimin e afganëve!
Dritare.net
Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas -Greenfield ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në strehimin e afganëve të cilëve u rrezikohej jeta në atdheun e tyre nga regjimi taleban. Në takimin që pati më ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, Ambasadorja Greenfield vuri theksin te vazhdimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe aleatit të saj strategjik, SHBA, gjatë mandatit të ardhshëm të vendit tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Numri total i refugjatëve afganë që kanë ardhur në vendin tonë ka shkuar në 644. 'Qytet Studenti' ishte vendi i parë ku u akomoduan fillimisht afganët, i cili shërbeu vetëm si një vend tranzit, deri sa të përfundonin procedurat e regjistrimit dhe më pas ato janë strehuar në strukturat hoteliere. Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga kryeministri Edi Rama.
Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët./M.T/dritare.net