Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arben Ahmetaj, koka e krimit që kur ishte te PD-ja! Flet Idajet Beqiri

Arben Ahmetaj, koka e krimit që kur ishte te PD-ja! Flet Idajet Beqiri

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” në DritareTV foli për rastin e Arben Ahmetajt. Avokati thotë se Ahmetaj ishte koka e krimit që kur ishte tek e djathta, pasi atje i dha impaktet e para të korrupsionet pasi i rrëmbeu shqiptarëve 20 milionë euro me kartat e telefonit.

“Arben Ahmetaj është koka e krimit tek e majta politike, por që e filloi që nga e djathta. Atje i dha impaktet e para të korrupsionet me ato të kartave të telefonit që ia rrëmbeu taksapaguesve shqiptarë 20 milionë euro si pa gjë të keq. Dhe sa u bë ministër pastaj, nga detyrimi që kishte për t’i kthyer, i hoqi fare dhe shmangu veten nga përgjegjësia. Vazhdoi pastaj korrupsionin deri sa SPAK-u e mori në përgjegjësi penale. Pra kemi një potent në majë të piramidave që duhet goditur rëndë.”, tha avokati në DritareTV./K.C/dritare.net