
Arrestohet kreu i klanit Duka, armiku më i madh i Martinajt!
E Shtunë 18 Maj 2024, 18:06
Dritare.net
Këtë të shtunë është arrestuar në Belgjikë Leonard Duka, i njohur si kreu i klanit Duka. Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare, i konsideruar si armiku më i ashpër i Ervis Martinajt, ishte zhdukur që prej datës 9 gusht të vitit 2022, dhe ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Në bashkëpunim me Interpol mbrëmjen e së premtes u kapën në Spanjë dhe Itali dy të kërkuar të tjerë, të cilët akuzohen për grup të strukturuar kriminal. Në Spanjë u arrestua Denis Meta ndërsa në Itali Arjan Tuku.

















