Arrestohet për mashtrim Rezart Veleshnja!
E Premte 13 Dhjetor 2024, 13:01
Dritare.net
Policia në Durrës ka ndaluar aktorin e humorit Rezart Veleshnja.
Sipas informacioneve Rezart Veleshnja i ka marrë makinën një mikut të tij në mirëbesim dhe ia ka shitur dikujt tjetër për 2 milionë lekë të vjetra. Pronari ka bërë denoncim në polici dhe brenda pak orësh është sqaruar se Veleshnja e kishte shitur dhe është arrestuar për mashtrim.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur", thotë policia./L.F-dritare.net