Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Autobusi del nga rruga dhe përplaset me shkëmbin, 3 të vdekur dhe 17 të plagosur në Mal të Zi!

Autobusi del nga rruga dhe përplaset me shkëmbin,  3 të vdekur

Një aksident rrugor ka ndodhur në Malin e Zi, në autostradën Cetinje-Budva pasi autobusi doli nga rruga.

Mësohet se të paktën 3 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas rrëzimit të autobusit në një shkëmb, ku mendohet se në mjet të kenë qenë 30 pasagjerë të cilët ishin nisur nga Nikshiqi.

Lidhur me ngjarjen, shoferi i automjetit ka raportuar se humbi kontrollin e mjetit pasi ndjeu dhimbje të forta koke.

“Shumë pasagjerë kanë pësuar plagë të lehtë dhe disa serioze dhe janë duke u trajtuar nga stafi mjekësor”, ka thënë policia.

Ndërkohë ka nisur dhe një operacion për nxjerrjen e të plagosurve nga autobusi ndërsa trafiku është bllokuar në gjithë autostradën që lidh dy qytetet.

Zjarrfikësit është thënë se janë duke përdorur litarë për t’i tërhequr pasagjerët./M.K-dritare.net