
Bardhë e blutë kalojnë në avantazh. Mbyllet pjesa e parë e derbit Tirana-Partizani!
E Hënë 25 Tetor 2021, 20:08
Dritare.net
Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Tirana-Partizani. Në minutën e fundit shtesë, me penallti, Tirana kaloi në avantazh. Pjesa e parë u mbyll 1-0, në favor të bardhë e bluve. Ndeshja e sotme nisi me tensione të mëdha mes tifozëve. Një minutë pas nisjes, arbitri u detyrua të ndërpresë lojën për shkak të flakadanëve që u hodhën në fushë./L.F-dritare.net

















