Bardhi kërkesë SPAK: Gonigal pranoi fajësinë, na tregoni çfarë po ndodh me hetimin ndaj Ramës!
Dritare.net
Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka depozituar në SPAK një kërkesë për informacion, lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal pasi pranoi fajësinë për akuzat me Shqipërinë.
Sipas Bardhit, Gonigal e ka pranuar faktin se ka pasur bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama për biznes dhe pagesës në të zezë për kundërshtarët politik të tij.
Sakaq deputeti ka kërkuar që të vihet në dijeni në lidhje me këtë ecurinë e kësaj çështje pa cenuar sekretin hetimor.
“Pranimi i fajësisë nga shtetasi amerikan Charles F. McGonigal e lidhin këtë të fundit me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të shtetasit Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë. Përveç pagesës në të zezë për të nisur një hetim të rremë kundër kundërshtarëve politik të Kryeministrit, çka përbën qartësisht korrupsion aktiv të zyrtarëve të huaj, rezulton se gjatë dëshmisë për pranimin e fajësisë Charles F. McGonigal ka shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit.
Në vijim të procedurave ligjore të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me këtë çështje, ndodhur përpara dyshimeve të arsyeshme për kryerjen nga shtetasi Edi Rama të veprave penale të kallëzuara nga ana jonë, në zbatim të nenit 110 të K.Pr.Penale, kërkojmë që të vihemi në dijeni në lidhje me ecurinë e hetimit të kësaj çështjeje pranë Prokurorisë që ju drejtoni, duke ruajtur dhe pa cenuar sekretin hetimor”, shkruhet në kërkesë./M.K-dritare.net