Bardhi-Spiropalit: Ndërprit seancën. Sill Ramën të japë llogari!
Dritare.net
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kërkoi sot që kryeministri Edi Rama të jetë në sallë për interpelancën për çështjen Bexheti.
“Siç jeni në dijeni, në datën 2 dhjetor të këtij viti në përputhje me nenet 80 dhe 96 dhe 97 të kushtetutës kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për informacion për 130 mln euro të qytetarëve shqiptarë që janë bllokuar për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit të Agon Channel. Keni thënë se kërkesa jonë u mor nga kryetarja e Kuvendit por kryeministri për shkak të axhendës së të enjtes nuk do jetë prezent por do zhvillohet sipas procedurës. Keni detyrimin si pikë të parë të vendosnit kërkesën për interpelancë me kryeministrin.
Pas asaj që deklarohet sipas kushtetutës, do ta sillnit kryeministrin sot, për t’iu përgjigjur. Ka patur një reagim publik të kryeministrit që ju ka diktuar dhe ju mos ushtrimin e kompetencës për ta përfshirë në rend dite. Kryeministri nuk mund të vërë kushte kur paraqitet apo jo sipas detyrimit që ka. Kushti që ka vendosur nuk varet nga kuvendi, nëse vëllai i tij është i përfshirë në Xibrakën.
Mund të jetë shantazh dhe intimidim ndaj prokurorisë së posaçme. Kërkesa ime është në përputhje me Kushtetutën dhe ju duhet të thërrisnit kryeministrin Rama të jap llogari. Ndërprite seancën, detyroje të jap llogari”, u shpreh zoti Bardhi sot në Kuvend./L.F-dritare.net