Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha në krye të PD/ Topalli: Lider s'të bën karrigia!

Basha në krye të PD/ Topalli: Lider s'të bën karrigia!

Këtë të martë do të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, ku do të votohen ndryshimet në statut.

E pranishme do të jetë edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila e pyetur nga mediat u shpreh se përçarja e deputetëve të opozitës ka sjellë kosto të larta për PD.

“Nuk kam ndryshuar asnjë gjë, nga ajo që kam thënë për Bashën dhe e përsëris për çdo model të Bashës. Dua të shkoj atje, nuk do të paragjykoj, por një gjë kam kuptuat në 3 dekada eksperiencë. Karrigia nuk të bën lider.

Vendimet e forta që ndoshta kundërshtohen nga shumica, kur mendon se janë të drejta duhet ti marrësh. Nuk është karrigia, është qëndrimi. Na kanë vjedh emrin, vulë, me një kryetar në arrest shtëpie pa akuzë. Nuk jam ulur për të diskutuar për të tjerë, por në parim dua bashkimin e çdokujt. Përçarja e deputetëve ka qenë kosto shumë e lartë. Kemi humbur 12 vite”, tha Topalli./M.K-dritare.net