
Bejko: Kriza Beleri, belaja e madhe e Berishës për Shqipërinë!
Dritare.net
Deputeti demokrat Roland Bejko i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv foli për çështjen e Fredi Belerit. Bejko u shpreh se Beleri është pjesë e hipokrizive të Berishës dhe kandidimi i tij për Bashkinë e Himarës është një bela e madhe për Shqipërinë.
“Beleri është pjesë e hipokrizive të Berishës sepse ai ka gjithmonë dy standarde. Berisha nuk duhet marrë asnjëherë seriozisht në ato që thotë dhe bën. Belanë ia la Shqipërisë dhe është bela e madhe.
Beleri ka qenë një figurë shumë e diskutuar. Ka njolla të errëta nga e shkuara e tij, sidomos implikim në vrasjet e Peshkëpisë. Njërin prej atyre oficerëve unë e kam pasur edhe oficer të zborit. Vendosja e figurave të tilla si Beleri në krye të këtyre çështjeve siç ishte rasti për kandidim në zgjedhje, janë kosto e lartë për vendin.”, u shpreh Beleri në DritareTv./K.C/dritare.net

















