Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Rama-Balluku po pasurojnë Salillarin. Çdo rrugë e kësaj kompanie, e prishur!

Berisha: Rama-Balluku po pasurojnë Salillarin. Çdo rrugë e

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballukun se ndajnë me kompaninë Salillari 333 milionë euro tendera me një ofertë! Berisha shkruan në facebook-un e tij, se Salillari, është ndërtuesi i rrugëve të prishura në vend.

“Të dashur miq, këto ditë Salillari, në një akt të mirëfilltë korruptiv, fitoi si afertues i vetëm dhe me 99,99% të vlerës tenderin prej 11,4 milionë euro, për mirëmbajtjen e rrugëve të jugut!

Salillari u be i famshëm në Janar të vitit 2021, me shembjen e rrugës së Borshit, pas keqndërtimit prej tij të kësaj rruge. Ai ishte ndërtuesi i rrugëve me çarje të mëdha në aksin Çorovodë-Përmet, e rindërtuar po nga ‘Salillari’, ku rruga e përfunduar pak kohë ka dëmtime serioze të bazamentit. E njëjta gjë është në aksin, që mirëmbahet pikërisht nga ‘Salillari’ Vlorë-Orikum, i cili ka pësuar dëmtime të shumta në kilometrin e 7-të të tij dhe janë vetë banorët që shprehin shqetësimin.

Por Salillari duket se ka aksione të përbashkëta me Ramën, i cili personalisht dhe direkt i bënë avokatin e tij ndaj dhe ai vazhdon të fitoj tendera me 99.9% si ofertues i vetëm. Kësaj i thonë vjedhje dhe vetëm vjedhje me firmë qeveritare”, shkruan Berisha./L.F-dritare.net