Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Besnik Jakaj: Marrëveshja PD-LSI, dokument i mirë për qeverisje të ndershme!

Besnik Jakaj: Marrëveshja PD-LSI, dokument i mirë për qeverisje

Mbrëmjen e sotme, kandidati për deputet i LSI-së, Besnik Jakaj i ftuar në "Shqip show" nga Rudina Xhunga, ka folur për koaliconin PD-LSI. Sipas tij, është një marrëveshje për të ruajtur parimet kryesore të qeverisjes ligjore të ndershme.

Rudina Xhunga: Zoti Jakaj, kjo është fotografia e fitores?

Besnik Jakaj: Marrëveshja PD-LSI, dokument i mirë për qeverisje

Besnik Jakaj: Nuk është çështje fotografie, është çështje programi, marrëveshje, mes opozitës së bashkuar për të patur një qeverisje, të përgjegjshme, cilësore dhe për të ndryshuar jetën e qytetarëve shqiptarë, sigurisht me atë buxhet që ka Shqipëria se këtu nuk do të bëhet mrekullia. Por është një dokument shumë i mirë që është bërë si marrëveshje, mes dy partive kryesore të opozitës, për të ruajtur parimet kryesore të qeverisjes së drejtë ligjore dhe të ndershme në raport me qytetarët, sepse qeverisja është përgjegjësi, atë e vendosin qytetarët. Ky koalicion është koalicon shprese, LSI-ja që e njoh shumë mirë, sot skuadrën e saj, në të gjithë Shqipërinë ka një skuadër jashtëzakonisht frymëzuese sepse ka patur hapje të jashtëzakonshme.LSI ka program të detajuar në të gjithë sektorët, të realizueshëm nga pikëpamja ekonomike. Sot është bërë një marrëveshje zyrtare për të formalizuar koalicionin parimor, ligjor, paszgjedhor./M.M-dritare.net