
Situata e rëndë në spitale/ Humbasin jetën 12 pacientë nga Covid-19, në vend
E Martë 1 Dhjetor 2020, 16:04
Dritare.net
Bilanc i rëndë viktimash nga Covid-19 është regjistruar edhe sot në vend. Ministria e Shëndetësisë, njofton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 pacientë me Covid-19.
Ndërruan jetë si pasojë virusit: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar./K.C/dritare.net

















