Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Brenda tunelit sekret nën Kala!

Brenda tunelit sekret nën Kala!

U deshën më shumë se 10 vjet për ta ndërtuar tunelin e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër. Në rast të ndonjë sulmi atomik gjatë Luftës së Ftohtë, ky tunel që tani është muze lufte, ka qenë vendi ku mund të mbroheshe.

I ndarë në dy seksione paralele me 56 dhoma që ende mbajnë etiketat e kohës ky mjedis do të shndërrohej në një seli nga do të merreshin vendime dhe do të dilnin urdhrat e luftës, funksion që në fakt nuk e mori kurrë.

Brenda tunelit

Këtu ishte depoja e ujit në tunel. Kishte tuba që vinin nga kalaja. Përdorej uji i shiut që filtrohej. Kishte mjaftueshëm ujë, për të rezistuar për aq kohë sa njerëzit mund të qëndronin nën tunel.

Brenda tunelit sekret nën Kala!

Kjo është pika më e thellë e tunelit, 90 metra poshtë kalasë.

Brenda tunelit sekret nën Kala!Brenda tunelit sekret nën Kala!

Kjo ishte dhoma e personit më të rëndësishëm të asaj kohe, që ishte sekretari i parë.

Brenda tunelit sekret nën Kala!

Shërbente si zyrë dhe si dhomë.

Brenda tunelit sekret nën Kala!

Kishte gjithçka që i duhej.

Brenda tunelit sekret nën Kala!

Tuneli është përfunduar së ndërtuari në vitin 1987.

Brenda tunelit sekret nën Kala!

Aty është bërë vetëm një provë simulim lufte.

Brenda tunelit sekret nën Kala!

Ne vitin ‘97 u grabit. Në vitin 2014 u pastrua dhe përshtat si muze, por askush nuk erdhi kurrë të sjellë çfarë vodhi aty.

Brenda tunelit sekret nën Kala!

Tani që tuneli është shndërruar në muze, ajo që pritet është risjellja e disa kujtimeve të kohës, por dhe njerëzve që e dine historinë./L.F-dritare.net