
Dafina Zeqiri shtatzënë. Fotot e ëmbla në pritje të bebit!
E Enjte 23 Janar 2025, 15:03
Dritare.net
Këngëtarja Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël. Ka kohë që përflitet për një shtatzëni të mundshme të këngëtares por sot ajo vendosi të ndajë me 2 milionë ndjekësit e saj në instagram, foto me barkun e rrumbullakosur.
Dafina dhe partneri i saj Kreshnik Gjergjin ka pak muaj që kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë madhështore, ndërsa tashmë pas katër muajsh, janë në pritje të një fëmije.
Shumë urime për çiftin!/L.F-dritare.net

















