Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dalin pamjet e momentit kur i mituri dhunohet nga edukatorja në Tiranë

Dalin pamjet e momentit kur i mituri dhunohet nga edukatorja në Tiranë
Kanë dalë pamjet që tregojnë momentin kur një fëmijë i mitur dhunohet nga edukatorja e tij në ambientet e kopshtit privat “Gledis” në zonën e Astirit në Tiranë.

Pamjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së kopshtit, ku siç mund të shihet, ngjarja ndodh në prezencë të fëmijëve të tjerë.


Fillimisht edukatorja 46-vjeçare, tashmë e identifikuar nga policia si Rudina Gërdani, shfaqet teksa i bën foto të miturit.


Më pas ajo afrohet pranë tij dhe e godet me shpullë në fytyrë. I mituri shihet se më pas qëndron i trembur.

46-vjeçarja është denoncuar në polici nga babai i një tjetër fëmije, vetëm 3 vjeç, i dhunuar nga e njëjta edukatore.

Ka qenë djali i tij që i ka rrëfyer dhunën dhe me hapjen e kamerave të sigurisë u konstatuan edhe rastet e tjera.

Menjëherë pas këtij kallëzimi, policia ka shkuar për të marrë në pyetje edukatoren e kopshtit, por ajo nuk është gjendur.

Në këto kushte uniformat blu e kanë shpallur atë në kërkim./K.C/dritare.net