Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dervishi që ndërtoi teqenë e famshme në Tomorr!

Dervishi që ndërtoi teqenë e famshme në Tomorr!

Është një njeri në Skrapar që e duan të gjithë. Ai është Dervish Iljazi, i cili njihet si bamirësi më i madh i fshatit Vërzhezhë dhe jo vetëm. Dervish Iljazi lindi në shtator 1875 në Vërzhezhë të Skraparit. Kleriku i njohur bektashi ngriti teqenë e Kulmakut në Tomorr, teqe e cila do të shndërrohej më pas në një vend të njohur pritës, duke i dhënë famë pelegrinazhit mbarëkombëtar në Çukën e Tomorrit. Askush më mirë se ai klerik, nuk e dinte se mali i Tomorrit, ai që mban mbi supe varrin e Abaz Aliut, duhej të mbante në gjoks të vet edhe një teqe, një prehtore të përjetshme për shpirtrat e pastër bektashinj.

Dervishi që ndërtoi teqenë e famshme në Tomorr!

Kështu, pasi një natë iu shfaq në ëndërr Abaz Aliu, Dervish Iljazi shkoi në Kulmak dhe bleu tokën për të ndërtuar teqenë. Këtë e thotë edhe banori i fshatit Vërzhezhë, zoti Përparim Qafoku, në një intervistë për DritareTV.


“Dervish Iljazi ishte bamirës i madh. Ai bëri çezma, puse edhe ngriti këto shtëpitë në fshat për arsye bamirësie. Ai ndihmoi shumë familje të varfra në fshat. Ai donte t’i shërbente Abaz Aliut. Kur Abaz Aliu iu shfaq në ëndërr ai iku, bleu tokën me paratë e veta edhe ndërtoi teqenë në Kulmak. Mori familjen edhe e çoi te kjo teqe. Në Verzhezhë vlerësohet shumë, por edhe në Skrapar. Madje edhe rruga kryesore e Verzhezhës e ka emrin Dervish Iljazi. Ai donte ta bënte teqenë në fshatin Vërzhezhë, por pasi iu shfaq Abaz Aliu, iku edhe e ndërtoi në Tomorr.”, tregon zoti Qafoku për gazetaren Marina Kërçeli./K.C/dritare.net