Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksidenti i mori jetën vajzës 24-vjeçare të ish-deputetit. Detaje nga ngjarja!

Aksidenti i mori jetën vajzës 24-vjeçare të ish-deputetit.

Vajza e Vangjel Tavos, Evanthia Tavo ndërroi jetë në një aksident tragjik, mesditën e 28 nëntorit. Vajza e ish-deputetit ishte 24-vjeç. Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e djeshme, në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, në Maqedoninë e Veriut.

24 vjeçarja ka qenë pasagjere në makinën Audi me targa shqiptare që drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), kur mjeti doli nga rruga.

Mësohet se e reja ka humbur jetën në vend ndërsa shoferi 40 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë.

“Me datë 28.11.2023, në ora 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shqipërisë, që drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja E.T.(24) nga Republika e Shqipërisë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Ndërsa, i plagosur rëndë ka mbetur shoferi V.M.” – thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut./L.F-dritare.net