Detaji që zbuloi skenarin e biznesmenit Pecorelli!
E Diel 19 Shtator 2021, 11:11
Dritare.net
Biznesmeni Davide Pecorelli nuk vdiq në makinën e djegur në Pukës. Ai u gjet i gjallë jashtë brigjeve të Montecristo pas tetë muajsh. La Nazione Umbria në një artikull të shkruar nga Erika Pontini dhe Fabrizio Paladino jap disa detaje më shumë mbi historinë misterioze.
Pas 8 muajsh, Davide Pecorelli tërhoqi para nga karta e tij e kreditit. Sinjal që vuri në lëvizje hetuesit. Ishte shoqëruesi shqiptar (i ndihmuar nga avokati Giancarlo Viti), i cili raportoi alarmin e bankës tek hetuesit. Për hetuesit kjo ishte provë se biznesmeni mund të ishte gjallë dhe tashmë ishte kthyer në Itali. Davide Pecorelli inskenoi vrasjen e tij për të përfituar siguracionin. Por se si arriti në Itali nga Shqipëria është ende një mister./L.F-dritare.net