Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dhunoi dhe mbajti mbyllur gruan e tij, flet 28-vjeçari Aurel Kurti!

Dhunoi dhe mbajti mbyllur gruan e tij, flet 28-vjeçari Aurel Kurti!

Ka folur për herë të parë 28-vjeçari Aurel Kurti i cili ka dhunuar dhe mbajtur peng gruan e tij. Duke folur për median greke, 28-vjeçari shprehet se ka abuzuar me gruan e tij, sepse ajo donte që ata të emigronin në Angli, ndërsa ai nuk e përballonte dot. Nga ana tjetër ai ka mohuar mbylljen e gruas brenda në shtëpi dhe deklaroi se e do fëmijën e tij.

22-vjeçarja nuk dinte greqisht dhe me ndihmën e një bashkatdhetari u shpjegoi mjekëve dhe policisë rrethanat e ngjarjes.
Më herët ajo deklaroi se “Kam ngrënë dru më të fortë, i kam ardhur shumë herë vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, ka treguar ajo./dritare.net