Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dieta e Kate Middleton. Ja çfarë ha dukesha për mëngjes, drekë dhe darkë!

Dieta e Kate Middleton. Ja çfarë ha dukesha për mëngjes,

Dihet fare mirë që Dukesha e Kembrixhit ndjek një stil jetese të shëndetshëm. Pasi mbretërorja shpesh na shfaqet me një çehre fytyre të pastër dhe trupin e ka super në formë.

Dieta e Kate Middleton dhe princit Uilliam, përfshin një shumëllojshmëri ushqimesh, që dhe vetë dukesha i gatuan në pallatin Kensington. Atëherë, çfarë ha saktësisht dukesha brenda një dite?

Kate është adhuruese e lëngjeve të frutave. Për mëngjes, dukesha përzien bashkë, kale, spirulinës (një lloj alge), matcha (gjethe çaji jeshil), spinaq, madjanoz dhe boronica. A ka pije më të shëndetshme se kjo? Me këtë kombinim nuk është aspak çudi pse Kate duket kaq perfekte. Kate gjithashtu ha një tas me tërshërë për mëngjes.

Po për drekë, çfarë ha?

Dieta e Kate Middleton. Ja çfarë ha dukesha për mëngjes,

Kate nuk është aspak vegjetariane. Për drekë ajo ha gatime me mish. Sushin e adhuron.

Ndërsa në darkë, ushqime të pjekura, perime, mish. Gjithashtu ha makarona, gjellë me mish dhe erëza. Kate është adhuruese e ushqimit pikant, ashtu si princi Uilliam.

Pula e pjekur është një vakt i preferuar në familjen mbretërore. E pëlqejnë aq shumë, ashtu si pastat./L.F/dritare.net