Dikur kapiten i Kombëtares/ Kampioni ynë i volejbollit ka një mesazh për të rinjtë!
Dritare.net
Donald Suxho i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, ndau dhe një mesazh për të rinjtë e na tregoi se kur shansi të troket në derë, ti duhet të jesh përherë gati.
Suxho, ndër emrat më të suksesshëm në Amerikë, ku për 14 vjet qe kapiten i ekipit kombëtar të Amerikës, tregon se me pasion dhe punë mund të arrihet cdo ëndërr.
“Sporti është shumë i rëndësishëm. Padyshim edhe arti apo muzika sepse të rinjtë kanë pasione të ndryshme, nuk është e thënë të jetë sporti, por është i nevojshëm për të pasur një trup të shëndetshëm. Mund të jenë shumë gjëra që ti ke pasion, ajo që ka rëndësi është se të gjitha këto të nxjerrin të ardhmen. Po e bërë një gjë me pasion, qoftë kjo art apo sport, të nxjerr të ardhmen. Nesër ke më shumë shanse se sot për t’i arritur.
Për momentin unë jam në Florida, vendi ku punoj quhet IMG Aacademy, është një nga akademitë sportive më të mira dhe më të mëdha në botë, punoj me fëmijë të moshave 12 -19vjec, që vijë aty përditë dhe bëjnë sport dhe mësimë të ndryshme mbi to. Kemi tenis , futboll, basketboll të gjitha sportet i kemi aty. Shkojnë aty edhe dy tenistet e njohura, motrat Wlliams, Sharapova pra japin edhe mësim aty dhe ata tani duan të hapin edhe vollejboll dhe më kanë marrë mua si drejtor për pjesën e volejboll.
Jam përpjekur të gjej një shteg dhe këtu. Jeta e tillë është kudo, si në Greqi, Itali apo edhe në Amerikë. Gjithmonë jeta të jep një provë, të jep një shans. Duhet të jesh gati kur të vjen shansi Po të kesh pasionin dhe punën do të të vijë shansi, 100%. Por kur të vijë, duhet të jesh gati. Unë shpresoj se tani jam gati për të bërë punë të mira.”, u shpreh ai në Dritare TV./M.K/dritare.net