Divjakë/ Burri vret gruan dhe më pas veten!
E Shtunë 18 Shtator 2021, 19:07
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Divjakën pasditen e sotme, ku një 58 vjeçar ka vrarë me armë gjahu bashkëshorten e tij dhe më pas veten.
Krimi në familje ka ndodhur në fshatin Babunjë të Divjakës në banesën e shtetasit H.Rr, i cili për motive ende të panjohura ekzekutoi bashkëshorten F.Rrr. 45 vjeçe.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilin është kryer krimin, teksa vijojnë hetimet mbi ngjarjen./M.M-dritare.net