Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia zbulon një arsenal armësh në banesën e djalit të piktorit, Sali Shijaku!

Policia zbulon një arsenal armësh në banesën e djalit

Një arsenal armësh është zbuluar në një banesë në shtëpinë e Orges Shijakut, 52-vjeç. Orges Shijaku është djali i piktorit të njohur Sali Shijaku, edhe vetë artist, skulptor, restaurator dhe piktor.

Agjentët e Komisariatit nr. 3 morën informacion se një grup prej 4 apo 5 nxënësish në shkollën "Lidhja e Prizrenit" në Tiranë lëviznin me thika brenda shkollës dhe befasisht organizuan kontroll. Të vetmit që iu gjetën 2 thika ishte djali i mitur i Orges Shijakut.

Më pas, gjatë kontrolleve në shtëpi u gjetën armatimet e tjera, të cilat gjetur në një dhomë që shërbente edhe për fjetje edhe studio arti. Djali i mitur u ka thënë hetuesve se armët janë të babait dhe në celular i janë gjetur dhjetëra foto të cilat ishin shkrepur brenda shtëpisë, po me armë, sipas burimeve për Report TV. Djali jetonte me nënën, pasi Orges Shijaku ishte divorcuar nga bashkëshortja, por shkonte shpesh në shtëpinë e babait. Shijaku për momentin rezulton jashtë kufijve të vendit, në Zvicër.

I mitur është vënë në hetim, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në banesë janë gjetur dhe sekuestruar 6 armë të llojeve të ndryshme, nga pushka, shotgun, armë sportive e armë gjysmë automatike. Përpos këtyre, policia ka zbuluar edhe municion luftarak, 2 thika e 2 palë targa./L.F-dritare.net