 
		                       Dosja Partizani/ Merret e pandehur edhe financierja Andia Pustina për pastrim parash
		                        	E Mërkurë  18 Shtator 2024, 15:03
		                            
		   	    			Dritare.net

Prokuroria e Posaçme i komunikoi sot akuzën edhe financieres Andia Pustina për veprën penale ''pastrim parash'' . Ajo dyshohet se ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe administrative për Jamarbër Malltezin dhe Xhimi Begeja gjatë ndërtimeve të kompleksit "Patizani".
Andia Pustina u paraqit se bashku me avokaten Klodiana Gjyzari. Më herët u morën të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Xhimi Begeja dhe Fatmir Bektashi./L.F-dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       