Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Artan Lame: Ndalohen shtesat jashtë lejës së ndërtimit!

Artan Lame: Ndalohen shtesat jashtë lejës së ndërtimit!

Shefi i Kadastrës Artan Lame në një takim me banorët e Selitës, deklaroi se qeveria do të marrë masa që të mos lejojë më ndërtuesit të bëjnë kate shtesë pa leje. Lame tha Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës ka përgatiutur një raport për ndërtimet e shtesave jashtë lejës së ndërtimit, i cili do t’i paraqitet qeverisë.

“Për fat të keq, fenomeni i ndërtimit, i shkeljes së lejes së ndërtimit për pallatet vazhdon edhe për leje ndërtimi të dhëna në vite shumë të afërta, më 2016, 2017. Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës po përgatit një raport që do i dërgohet Qeverisë, për të marrë masa për të bllokuar çdo lloj ëndrre për shtesa mbi pallate për lejet e dhëna vitet e fundit. Që do të thotë: Do të bëhet e pamundur që ndërtuesi të mbarojë pallatin, të shtojë edhe nja 2 a 3 kate mbi lejen e marrë, pastaj të hyjnë banorët brenda nëpër banesa, ndërsa investitori të largohet duke ja lënë barrën e legalizimit Shtetit dhe Kadastrës. Do ndërhyhet shumë shpejt për ta frenuar këtë fenomen që është shumë i shëmtuar”, u shpreh Lame./Xh.Xh.dritare.net