
Dritan Hila: Berisha përmend emra oligarkësh për t’u kujtuar që t'i japin kuotën mujore!
Dritare.net
Gazetari i njohur Dritan Hila vjen me një tjetër podcast ku u diskutua lidhur mbi zhvillimet aktuale në vend dhe një prej atyre më të shumëpërfolurave është protesta e thirrur më 7 korrik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai tha se elektorati gri nuk gënjehet kollaj sepse kupton që Berisha nuk ka çfarë sjell asgjë të re dhe as mundet të rregullojë situatën ekzistuese për të cilën mban vetë një pjesë të madhe të fajit.
“Po bëhet një përpjekje shumë e madhe për të përfshirë në protestë edhe elektoratin gri i cili shpesh është edhe më i rëndësishmi. Dëgjojmë që u thuhet njerëzve të marrin pjesë në protestë se nuk ka rëndësi që është Berisha ai që e organizon. Japin arsye çmimet që po rriten dhe arrogancën e qeverisë. Të dyja qëndrojnë por njerëzit janë të zgjuar. Nuk besojnë më që sot do bëhen zgjedhjet dhe nesër do hanë me lugë floriri. Ata e dinë se do jetë një rrugë e gjatë që të vijë ndryshimi. Njerëzit e dinë se nëse bie Rama, mbrapa vijnë Berisha me Ilir Metën dhe asnjëri prej tyre nuk ka çfarë të thotë ndonjë gjë të re. Për më tepër kemi parë që Berisha nuk përmend emra oligarkësh. Shteti nuk mund të ndikojë në uljen e çmimit të vajit apo të miellit, por shteti shqiptar ka një problem të madh monopolesh me oligarkët, që dihet se kush e ka vajin apo naftën. Të gjithë e dimë kush janë por Berisha nuk përmend emra. Edhe kur i përmend e bën që t’u rikujtojë se kanë harruar të derdhin kuotën tek ai. Sepse dihet që një pjesë e mirë e tyre, për të mos thënë të gjithë janë krijuar në kohën e Berishës. Këtu elektorati gri tërhiqet sepse kupton që s’ka arsye për të dalë në protestë për Berishën. Berishën që e filloi si komunist, e vazhdoi si demokrat, vazhdoi duke bërë si Fan Nol-ist, pas u kthye në Zog-ist, që miratoi ligjet për LGBT dhe tani është kthyer në konservator, që po sillet si nacionalist me pasaportat që u premton kosovarëve dhe nuk është fare çudi të kthehet prapë në komunist”, tha Hila./M.K/dritare.net

















