
Dy aksidente brenda pak minutash në Tiranë/ Mes të plagosurve një 10-vjeçare
E Diel 27 Shtator 2020, 11:11
Dritare.net
Dy aksidente kanë ndodhur brenda një harku kohor të shkurtër në kryeqytet. Në bulevardin Gjergj Fishta, një mjet me drejtues shtetasin A.H., ka aksidentuar një 10-vjeçare. Fëmija E.M., është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa pranë kryqëzimit të 21-Dhjetorit, është përplasur një shtetas 70-vjeçar, me iniciale I. M. Ai është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve./L.F-dritare.net

















